Loading...

Mbaroi gjithçka, kjo e keqe mund ta pret Kosovën brenda pak orëve….

Sot ishte afati i fundit që opozita ta bllokoj Thaçin që nesër në dialogun me Serbinë në Bruksel, të mos jetë temë e bisedimeve edhe prekja e territoreve, qoftë korrigjim, shkëmbim apo ndarje.

Zhurma e opozitës për tre ditë rresht nuk mungoi, por jo edhe puna e saj, përveç akuzave njëra pas tjetrës të drejtuara për pozitën, duke qëndruar shumë larg një bashkëpunimi të mundshëm.

Deputetët e treguan zotësinë e tyre se janë të aftë që çdo herë ta bllokojnë punën e Kuvendit, duke mos e përcjellur zërin e qytetarin në Kuvendin e Kosovës.

Tash kanë mbetur edhe pak orë deri në takimin Thaçi-Vuçiq, takim ky që mund të ketë pasoja historike për shtetin e Kosovës. Ata do të takohen nesër në Bruksel, ku temë e bisedimeve në tavolinë sigurisht se do të jetë territori i Kosovës.


Edhe protestat mund të jenë të vonuara tash, pavarësisht se Vetëvendosja e kërkoi një gjë të tillë sot duke i ofruar edhe ftesë Lidhjes Demokratike, e kjo e fundit u treguar skeptike se dalja në rrugë është zgjidhje për momentin. Të paktën kështu u deklarua nënkryetari i saj, Agim Veliu.

Loading...

Loja taktike e organizuar nga presidenti Thaçi për t’ia arritur qëllimit të vet, saktësisht për të qenë vetë në Bruksel nesër dhe të bisedojë çfarë të dojë, u realizua me sukses, duke mposhtur opozitën e gjorë e cila nuk po mundet t’i përballoj Thaçit.

Një plan mirë i organizuar ky nga Thaçi me ndihmën e mikut të tij Veseli, i cili vazhdimisht shtyu seancën dje për t’u mos u votuar Fatmir Limaj si shef i negociatave, i propozuar nga qeveria e Kosovës, ndoshta me urdhër të Thaçit.

Presidenti Thaçi do të jetë i lirë të dalë para mediave dhe qytetarëve të Kosovës, që të thotë se “opozita nuk e deshi këtë apo atë”, pasi iu ofrua mundësia. Sigurisht se edhe kjo është pjesë e planit famëkeq të tij.

Qytetarëve të Kosovës tani iu kanë mbetur vetëm lutjet që Kosova të shpëtojë nesër nga copëtimi, pasi fatin e tërë vendin tonë e ka në dorë Thaçi, në një tavolinë me Aleksandër Vuçiq.

Bemerkungen
Loading...
error: Alert: Content is protected !!